Kosova “ia bën 8 me 2” Serbisë, fitore historike në Kampionatin

0%

Kosova ka shënuar një fitore të rëndësishme në arenën ndërkombëtare të golfit, duke mposhtur Serbinë me rezultat 2-1 në kuadër të garës “European Men’s Team Shield 2026”. Përballja u zhvillua në Royal Malta Golf Club , ku ekipi i Kosovës tregoi paraqitje të disiplinuar dhe siguroi fitoren pas një dueli të fortë.

Federata e Golfit e Kosovës e cilësoi këtë rezultat si një arritje të madhe për sportin, duke përgëzuar ekipin për angazhimin dhe luftën deri në fund. “Një fitore e madhe, e merituar dhe plot karakter. Një histori e sapo filluar. Djemtë tanë treguan zemër, disiplinë dhe cilësi, duke luftuar deri në fund për çdo pikë.

Sot dëshmuam se me përkushtim, unitet dhe besim në vetvete mund të arrihen rezultate të mëdha”, thuhet në reagimin e Federatës së Golfit të Kosovës. Kosova debuton për herë të parë në Kampionatin Evropian Ekipor të Golfit Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com