Valë e re COVIDI në Kinë, 79 mijë raste vetëm në korrik, autoritetet:

0%

Kina po përballet me një valë të pazakontë verore të Covid-19, me 79 mijë raste të regjistruara gjatë muajit korrik, sipas Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Nga këto, 130 pacientë janë në gjendje të rëndë. Megjithatë, autoritetet shëndetësore theksojnë se nuk ka arsye për alarm.

Sipas tyre, shumica e të infektuarve kanë simptoma të lehta dhe niveli i përhapjes mbetet dukshëm më i ulët se ai i vitit të kaluar. Varianti dominues në Kinë vazhdon të jetë Omicron NB.1.8.1, i cili sipas CDC-së ka arritur një nivel të moderuar transmetimi.

Autoritetet kineze u rekomandojnë të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike të marrin masa parandaluese, si përdorimi i maskës në ambiente publike dhe spitale, si edhe vaksinimi për grupet më të rrezikuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekspertët besojnë se temperaturat e larta po i shtyjnë njerëzit të qëndrojnë më gjatë në ambiente me ajër të kondicionuar, duke krijuar kushte të ngjashme me ato të dimrit për përhapjen e virusit. Megjithatë, specialistët theksojnë se nuk është vërejtur rritje e rasteve të rënda apo e vdekjeve.

Shumica e pacientëve shfaqin temperaturë dhe dhimbje fyti, ndërsa shërohen brenda pesë deri në shtatë ditësh. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar variantin NB.1.8.1 si një “variant nën monitorim”. Sipas vlerësimit të saj, ai përhapet më lehtë, por nuk ka prova që shkakton sëmundje më të rëndë se variantet e tjera që qarkullojnë.

Burimi: Telegrafi