Bastiset lokacioni i të dyshuarit për krime lufte kundër popullësisë

0%

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale, ka vazhduar hetimet ndaj dy të dyshuarve për krime lufte kundër popullsisë civile, të arrestuar më . Me urdhër të Gjykatës Themelore, sot është bastisur prona e të dyshuarit M.J. në Zubin Potok.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar prova materiale që, sipas Policisë, dëshmojnë se M.J. ka qenë i mobilizuar dhe pjesë aktive e ish-Armatës Jugosllave gjatë luftës. Hetimet po vazhdojnë nga ekipet përkatëse policore në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale. Policia e Kosovës theksoi se mbetet e përkushtuar në trajtimin e të gjitha rasteve penale, përfshirë edhe krimet e luftës.

Burimi: Bota Sot