Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në projektin rrugor Livadhet e Istogut–Mokna, ndërsa bazuar në dinamikën aktuale, përfundimi i projektit pritet të bëhet brenda këtij viti. Sipas njoftimit në fazën II deri më tani janë asfaltuar rreth 8.2 kilometra rrugë, ndërsa kanë mbetur edhe rreth 3.7 kilometra për t’u asfaltuar.
Ndërkaq, punimet në Fazën I janë realizuar në rreth 90 për qind. Faza I e projektit përfshin një gjatësi prej 7.266 metrash, me vlerë kontrate prej 855,185.02 eurosh, ndërsa Faza II ka një gjatësi prej 11.907 metrash dhe vlerë kontrate prej 2,844,411.83 eurosh.
“Në total, Komuna e Istogut përfiton një projekt rrugor me gjatësi afër 20 kilometrave dhe me vlerë të përgjithshme investimi prej 3,699,596.85 eurosh”, thuhet në njoftim. Sipas kësaj ministre, ky investim pritet të përmirësojë infrastrukturën rrugore, të rrisë sigurinë në trafik dhe të lehtësojë qarkullimin për banorët dhe të gjithë përdoruesit e kësaj rruge.
