Shpërndaje në: Luftëtari shqiptar, Dennis Buzukja, do të paraqitet të shtunën mbrëma në ngjarjen e UFC-së në Beograd. Buzukja, që jeton në SHBA, do të përballet me Bogdan Grad. Të premten gjatë ceremonisë së matjes zyrtare, Buzukja ka formuar me dy duart figurën e shqiponjës dykrenare. Për këtë kanë shkruar mediume të shumta në Serbi. Shumica prej tyre e kanë vlerësuar provokim.
Buzukja ka 12 fitore e gjashtë humbje në MMA. Ndërkohë në UFC, që është seria kryesore e Arteve Marciale të Përziera, ka një fitore nga pesë duele.
