Ekskluzive | Tentoi të hyjë në lokalin e armëve në Gjilan duke thyer

0%

Një tentativë për vjedhje në një lokal armësh në Gjilan është parandaluar në orët e para të mëngjesit, pasi Policia e zuri në flagrancë një të mitur duke thyer xhamin e objektit me një çekan. Sinjali mëson se i dyshuari është L.G. 16-vjeçar, nga Ferizaj. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës në lokalin e armëve “H&S Strong Shooter”, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan.

Njësia patrulluese, e cila ndodhej në vëzhgim të objektit, ka ndërhyrë menjëherë pasi ka vërejtur të miturin duke thyer xhamin e lokalit me një çekan, duke e arrestuar në vendin e ngjarjes.

Gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, 16-vjeçari e ka pranuar në tërësi veprën penale, por ka deklaruar se thyerjen e xhamit e kishte kryer me porosi të një personi që, sipas tij, nuk e njihte. Me vendim të Prokurores kujdestare të Departamentit për Krime të Rënda në Gjilan, i mituri është ndaluar për 24 orë në Qendrën e Ndalimit në Gjilan.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë në tentativë”, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personit që dyshohet se e ka porositur këtë veprim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com