Kryetari i BSPK-së vizitoi KEK-un

0%

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka vizituar të premten Termocentralin “Kosova A”, Termocentralin “Kosova B” dhe Fabrikën e Pajisjeve Xehetare në Palaj, i shoqëruar nga drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të Energjetikës së Kosovës (SPEK).

Sipas njoftimit të BSPK-së, vizita kishte për qëllim njohjen nga afër me kushtet e punës dhe dëgjimin e shqetësimeve të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Gjatë takimeve, thuhet se punëtorët ngritën shqetësime për temperaturat e larta në vendet e punës, ventilimin dhe ndriçimin e pamjaftueshëm, mungesën e higjienës, cilësinë e mjeteve mbrojtëse, pabarazinë në kompensime, rishikimin e vlerës së shujtës, mungesën e kuadrit profesional në Fabrikën e Pajisjeve Xehetare, si dhe problemet me transportin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Në Termocentralin “Kosova B”, Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, u njoftua me investimet që po realizohen në kuadër të remontit të elektrofiltrave dhe modernizimit të turbinave.

BSPK i vlerëson këto investime si të domosdoshme për zhvillimin e sektorit energjetik, por thekson se ato nuk e përmbushin qëllimin e tyre pa përmirësimin e njëkohshëm të kushteve të punës së punëtorëve që e mbajnë këtë sektor në funksion”, thuhet në njoftim.

Sindikata i bëri thirrje menaxhmentit të KEK-ut që, në bashkëpunim me SPEK-un, të ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e kushteve në vendet e punës, sigurimin e mjeteve mbrojtëse cilësore, rishikimin e kompensimeve dhe zgjidhjen e problemeve të transportit.

BSPK njoftoi se do të monitorojë nga afër zbatimin e këtyre kërkesave, duke theksuar se punëtorët meritojnë kushte të dinjitetshme, mbrojtje të plotë dhe trajtim të barabartë.

Burimi: Bota Sot