Tension te Liverpooli: Dy yjet e skuadrës përplasen ashpër për

0%

Dominik Szoboszlai dhe Curtis Jones duket se janë përfshirë në një debat në fushë të enjten, që mund të ketë pasur lidhje me shiritin e kapitenit të Liverpoolit. Gjatë fitores 1-0 të Liverpoolit ndaj Wrexhamit në një ndeshje miqësore parasezonale, e zhvilluar në ‘Yankee Stadium’ në New York, Szoboszlai u zëvendësua pasi dha asistimin për golin e Rio Ngumohas.

Mesfushori hungarez hoqi shiritin e kapitenit teksa po largohej nga fusha dhe ia dorëzoi atë Kostas Tsimikasit, i cili ishte futur në lojë në pjesën e dytë. Pas përfundimit të ndeshjes, të dy lojtarët u përfshinë në një diskutim të tensionuar me Curtis Jones.

Edhe pse ende nuk dihet saktësisht arsyeja e përplasjes, shumë tifozë kanë dyshuar se Jones ishte i pakënaqur me vendimin e Szoboszlait për t’ia dhënë shiritin Tsimikasit, bazuar në reagimet e mesfushorit anglez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Looks like the captains armband was the subject of the argument the other day with Curtis Jones 🤷♂️ pic.twitter.com/oveXpUQXWA — anfield social (@anfieldsociaI) July 31, 2026 Jones, i cili ka dalë nga akademia e Liverpoolit, u duk i acaruar gjatë bisedës me Szoboszlain, përpara se lojtarët e tjerë të ndërhynin për të qetësuar situatën.

Më pas iu bashkua edhe Tsimikasi, i cili e hodhi shiritin e kapitenit në tokë. 25-vjeçari e mori shiritin dhe më pas përqafoi Szoboszlain, ndërsa hungarezi nuk pranoi ta komentonte drejtpërdrejt këtë çështje në konferencën për shtyp pas ndeshjes. “Disa lojtarë u larguan dhe ndoshta nuk jemi më të vjetrit në skuadër, por kemi qenë këtu për një kohë të gjatë”, tha Szoboszlai.

Turneu parasezonal i Liverpoolit do të përfundojë të dielën në Chicago, ku ‘Të Kuqtë’ do të përballen me Leeds United, ndërsa më pas do të zhvillojnë edhe miqësore ndaj Monacos dhe Comos./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi