Kurti emëron ish-pjesëtarin e UÇK-së kryesues të Komisionit për

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Limani, kryesues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se me Limanin njihet prej më shumë se dy dekadash dhe se së bashku kanë organizuar aksione në kërkim të drejtësisë.

“Me Agronin njihemi prej më shum ë se dy dekadash dhe bashkë kemi organizuar aksione në kërkim të drejtësisë, sikur ai i vitit 2004 para zyrave të UNMIK-ut kur publikuam listën me emrat e 56 kriminelëve të dyshuar për masakrën e Krushës së Vogël, aksion për të cilin ai ishte arrestuar”, ka shkruar Kurti në Facebook. Limani ka humbur vëllanë, babanë, axhën dhe djalin e axhës gjatë luftës.

Tre të fundit janë në mesin e 60 personave që figurojnë të zhdukur nga Masakra e Krushës. Kurti ka thënë se përkundër pengesave dhe, siç ka deklaruar ai, sabotimit të vazhdueshëm nga Serbia, Kosova mbetet e përkushtuar në kërkimin e së vërtetës dhe zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Përkundër pengesave dhe sabotimit të vazhdueshëm nga Serbia, ne jemi të përkushtuar dhe të palëkundur në përpjekjet tona në kërkim të së vërtetës, me qëllim zbardhjen e fatit të secilit prej më të dashurve tanë të zhdukur më dhunë gjatë luftës së fundit, si dhe vënien e drejtësisë në vend”, ka shkruar të premten Kurti. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com