Një objekt është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në rrugën “B” në Prishtinë. Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se policia është duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me rastin.
“Sot rreth orës kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “B” në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin.”, tha ai. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
