Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës në provën e

0%

Në pikat e kalimit kufitar që lidhin Shqipërinë me Kosovën ka një fluks të lartë hyrjesh dhe daljesh në të dy drejtimet, në muajin korrik me mbi 1 milion e 360 mijë lëvizje qytetarësh.

Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në katër pika kufitare Morinë–Vërmicë, Qafë Prush–Gjakovë, Qafë Morinë–Gjakovë dhe Shishtavec–Krushevë, janë regjistruar gati 22 mijë dhe gati 60 mijë persona që kanë hyrë në Shqipëri ose kanë dalë drejt Kosovës.

Pjesa më e madhe e lëvizjeve është përqendruar në Morinë–Vërmicë, e cila mbetet porta kryesore lidhëse mes dy vendeve dhe një nga pikat më të ngarkuara gjatë sezonit turistik. Fluksi i lartë lidhet kryesisht me pushuesit nga Kosova, të cilët zgjedhin bregdetin shqiptar, por edhe me kthimin e emigrantëve nga diaspora kosovare, të cilët vijnë për të kaluar pushimet në vendlindje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për të përballuar fluksin, zbatohet marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ka lehtësuar ndjeshëm kalimin e udhëtarëve gjatë sezonit turistik.

Burimi: Bota Sot