Shoferët shpesh herë “gjejnë zgjidhje” për veturat e tyre duke parkuar vend e pa vend e njëkohësisht duke penguar dhe në shumë raste edhe duke rrezikuar këmbësorët, shkruan Gazeta Sinjali. Një rast i tillë është raportuar sot në Gjakovë, ku një veturë me targa të huaja është parë e ndalur mbi trotuar, duke zënë hapësirën e dedikuar për kalimin e qytetarëve.
Pamjet e dërguara nga një sinjalizues i Gazeta Sinjalit tregojnë se automjeti është lënë në një vend jo të përshtatshëm për parkim, duke krijuar pengesë për këmbësorët që kalojnë në atë zonë. Raste të tilla vazhdojnë të jenë shqetësim për qytetarët, të cilët kërkojnë më shumë kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut.
Gazeta Sinjali fton qytetarët që të vazhdojnë të raportojnë çdo shkelje të rregullave, në mënyrë që të kontribuohet në një qarkullim më të sigurt për të gjithë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
