Policisë së Maqedonisë së Veriut iu bashkuan 496 zyrtarë të rinj

0%

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se Policisë së Maqedonisë së Veriut sot iu bashkuan 496 zyrtarë të rinj policorë. Sipas tij, gjenerata e re e ka përfunduar trajnimin në kushte të rinovuara në Akademinë Policore, ndërsa nga shtatori do të rifillojë punën edhe Shkolla e Mesme Policore “7 Maji”.

Toshkovski theksoi se MPB-ja do të vazhdojë modernizimin me stacione të reja policore, pajisje bashkëkohore, automjete të reja, digjitalizim të shërbimeve dhe zbatimin e sistemit “Safe City”. Ai shtoi se qëllimi i këtyre investimeve është rritja e sigurisë së qytetarëve dhe u uroi policëve të rinj një karrierë të suksesshme dhe profesionale.

Burimi: Telegrafi