NLB Banka dhe Mastercard kanë lansuar një kampanjë promovuese duke u dhënë klientëvë të Bankës që posedojnë kartelën NLB Mastercard Comfort Card mundësinë të fitojnë përvojë ekskluzive të F1 Pirelli Hot Lap me një super makinë të McLaren, në pistën legjendare të Monzës së bashku me McLaren Mastercard Formula 1 Team.
Fushata zhvillohet nga 7 korriku deri më dhe i jep një fituesi me fat, së bashku me një person shoqërues, mundësinë të përjetojë një udhëtim katërditor në Milano, duke përfshirë një eksperiencë unike që ndodh vetëm një herë në jetë. Fituesi do të përfitojë: Një përvojë vozitjeje emocionuese F1 Pirelli Hot Lap, me një vozitës profesionist në një supermakinë McLaren.
Qëndrim 3 netë për dy persona në hotel me 4 yje në Milano, me mëngjes të përfshirë, si dhe një darkë mirëseardhjeje të organizuar, një darkë në një restorant të qytetit dhe një darkë përshëndetëse në fund të udhëtimit; Biletat e fluturimit, transportin nga dhe për në aeroport si dhe transport të organizuar nga hoteli deri te pista për dy persona gjatë aktivitetit.
“Ne në NLB Banka jemi vazhdimisht në kërkim të mënyrave për t’i shpërblyer klientët tanë me përvoja unike që shkojnë përtej shërbimeve të përditshme bankare.
Së bashku me Mastercard dhe McLaren Mastercard Formula 1 Team, po i sjellim mundësinë një klienti me fat, që posedon NLB Mastercard Comfort Card të përjetojë emocionin, shpejtësinë dhe pasionin e sporteve motorike nga një perspektivë e privilegjuar.
Kjo fushatë pasqyron përkushtimin tonë për të ofruar vlerë të shtuar dhe momente të paharrueshme për klientët tanë.” Gem Maloku, Kryetar i Bordit Udhëheqës të NLB Banka “Sportet motorike janë një pasion global që frymëzojnë miliona tifozë në mbarë botën. Në Mastercard, ne besojmë se lidhjet më të rëndësishme krijohen përmes përvojave që i afrojnë njerëzit me gjërat që i duan.
Së bashku me NLB Banka dhe McLaren Mastercard Formula 1 Team, po e shndërrojmë përdorimin e përditshëm të kartelës në një mundësi për të qenë pjesë e një prej ngjarjeve sportive më ikonike në botë dhe për të krijuar kujtime vërtet të paharrueshme.” Vanya Manova, Drejtoreshë rajonale e Mastercard për Bullgarinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën
