Shpërndaje në: Chelsea është gjobitur me 10 milionë funte (11,6 milionë euro) dhe është dënuar me kusht për regjistrimin e lojtarëve të rinj në dy afate transferimi, për shkelje të rregullave që lidhen me pagesat ndaj agjentëve midis viteve 2009 e 2022. Por klubit londinez i është hequr dënimi me marrjen e gjashtë pikëve, që i ishte pezulluar deri më , pas një apeli.
Chelsea pranoi se bëri pagesa sekrete prej 47 milionë funte ndaj agjentëve të paregjistruar dhe palëve të treta për transferime midis viteve 2011 dhe 2018. Federata Angleze tha se po vazhdon të hetojë sjelljet e pahijshme individuale që rrjedhin nga ky rast. Gjoba fillimisht ishte caktuar të jetë 26 milionë funte, por u ul disa herë kryesisht për shkak të bashkëpunimit të klubit.
Të gjitha shkeljet lidhen me periudhën kur Roman Abramovich ishte pronar i Chelseat, shkruan BBC.
