Policia shton masat për “Sunny Hill”

0%

Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shtuar masa në aspektin e sigurisë për mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill” në Bërnicë të Prishtinës, që do të nisë sonte e do të zgjasë deri në orët e para të së hënës.

Marrë për bazë numrin e madh të pjesëmarrësve që e karakterizon festivalin, policia ka njoftuar se ka paraparë numër të konsiderueshëm të policëve të angazhuar me detyra specifike. Policia ka bërë të ditur se po ashtu do të ketë bllokime të plota apo të pjesshme të rrugëve që çojnë në zonën e festivalit dhe do të ridrejtojë trafikun rrugor.

Edhe Policia ka bërë thirrje që pjesëmarrësit të shfrytëzojnë trafikun urban nga kryeqyteti, që është falas. Kjo është konsideruar qasja më e lehtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Varësisht nga rrjedha e situatës në terren mund të paraqiten rrethana që kërkojnë veprime të tjera policore në funksion të ri drejtimit të trafikut apo orientimit të pjesëmarrësve, porse në të gjitha rastet qytetarët do të instruktohen nga policët në pikat e caktuara.

Masat dhe angazhimet e parapara janë në funksion të sigurisë publike dhe mirëqenies së qytetarëve, andaj ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë dhe të respektojnë udhëzimet, në mënyrë që festivali të zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe të sigurt”, thuhet në njoftim të Policisë.

Burimi: Koha