Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar për fillimin e festivalit “Sunny Hill”, pak orë para hapjes së tij. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kurti ka shkruar se festivali “Sunny Hill”, i organizuar nga Dua Lipa, është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës, siç ka thënë ai, duke tërhequr më shumë se 100,000 vizitorë vetëm vitin e kaluar.
“Meqenëse festivali fillon sot, i urojmë të gjithëve një përvojë të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Shijoni muzikën, atmosferën dhe gjithçka që Prishtina dhe Kosova kanë për të ofruar” – ka shkruar Kurti në “X”. Edicioni i sivjetmë i “Sunny Hill” do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në “Sunny Hill Festival Park” në Prishtinë.
Sipas organizatorëve, këtë vit ky festival do të sjellë në Prishtinë yje ndërkombëtare, DJ të njohur botëror, artiste shqiptare dhe zëra të rinj që po i japin formë skenës lokale Në edicionin e sivjetmë do të ngjiten në skenë emra si: Katy Perry, Lewis Capaldi dhe Martin Garrix, Dhurata Dora, Blanco, Esdeekid, Tyson O’Brien dhe artistë të tjerë që përfaqësojnë energjinë kryesore të programit.
Sunny Hill Festival, organized by @DUALIPA , has become one of Kosova’s key cultural events, attracting more than 100,000 visitors last year alone. As the festival begins today, we wish everyone a wonderful and memorable experience. Enjoy the music, the atmosphere, and all that… — Albin Kurti (@albinkurti) July 31, 2026
