Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar vendimet që janë marrë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, më , në të cilin Lumir Abdixhiku u rikonfirmua kryetar. Në deklaratën e publikuar nga kjo parti, thuhet se si orientim parësor i saj është ‘angazhimi për stabilitet institucional, funksionalizim të institucioneve dhe shmangie të zgjedhjeve’.
“Çdo angazhim i LDK-së në proceset institucionale duhet të jetë në përputhje me interesin shtetëror, orientimin euroatlantik, programin politik dhe vendimet e me organeve kompetente të Partisë.”- thuhet në pikën e katërt të vendimit të parë të kësaj partie. Kapitull i veçantë i është kushtuar respektimit dhe zbatimit të vendimeve të shumicës.
Përmes këtij vendimi, të gjithë anëtarët, zyrtarët dhe të zgjedhurit e LDK-së obligohen që të respektojnë dhe t’i zbatojnë vendimet e miratuara në organet e partisë. “Debati, mendimi ndryshe dhe kundërshtimi politik ushtrohen lirshëm brenda organeve dhe procedurave statutare të LDK-së.”- theksohet në pikën e dytë të vendimit.
Cenim të unitetit institucional dhe të rregullt partiak, sipas këtij vendimi, konsiderohet ‘kontestimi publik, pengimi i zbatimit apo veprimet në kundërshtim me vendimet e shumicës pas procesit vendimmarrës’.
“Asnjë zyrtar apo strukturë e LDK-së nuk mund të veprojë publikisht në emër të Partisë në kundërshtim me qëndrimet dhe vendimet e organeve të saj kompetente.”- thuhet tutje në këtë vendim. Masa statutare ndaj shkelësve janë paralajmëruar në rast se nuk zbatohet ky vendim.
Po ashtu, LDK ka vendosur që të kooptojë Këshillin e Përgjithshëm me anëtarë të rinj me të drejta të plota si dhe me të gjithë deputetët e zgjedhur të LDK-së nga zgjedhjet e 7 qershorit. Kjo pikë ua ka mundësuar Vjosa Osmanit dhe Albena Reshitajt që të bëhen anëtare të KP të LDK-së.
Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, të mbajtur të enjten më , Lumir Abdixhiku u rizgjodh kryetar i partisë, pasi mori mbështetjen e 170 delegatëve. Kundër ishin 152, ndërsa 5 abstenuan.
Edhe pse votimi ishte i fshehtë, disa nga ata që ishin pozicionuar kundër Abdixhikut veçse e kishin bërë të ditur paraprakisht qëndrimin, përfshirë këtu Hykmete Bajramin, Avdullah Hotin, Arben Gashin, Gazmend Muhaxherin e Armend Zemajn – por jo vetëm.
Hykmete Bajrami, ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të partisë, duke e pranuar publikisht se ishte në mesin e delegatëve që ishin për shkarkimin e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo tha se 152 delegatë besuan se partisë i duhej një drejtim i ri, ndërsa 170 delegatë të tjerë votuan ndryshe në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së.
“Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe”- . Abdixhiku, pas konfirmimit të tij kryetar partie tha se LDK-ja dëshmoi demokraci maksimale. “Ky Kuvend ishte i pavend e pa kohë në këtë periudhë. Kemi dëmtuar mbështetësit tanë.
Rezultati i tanishëm është detyrim i bashkimit dhe reformës së LDK-së”- tha ai. Abdixhiku tha se kanë marrë një vendim që ka të bëjë me gjendjen politike në vend. “Delegatët mbështetën iniciativën tonë për t’i dhënë institucione vendit”- tha ai.
Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja garoi së bashku me presidenten e gjashtë të vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, dhe mori 16.69% të votave apo 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Menjëherë pas kësaj filluan kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut të cilat kulmuan me dorëzimin e nënshkrimeve të më shumë se 1/3 së delegatëve të Kuvendit të cilët kërkuan thirrjen e këtij organi të partisë për ta hedhur në votim shkarkimin e Abdixhikun nga pozita e kreut të partisë.
Kuvendi u mbajt në atmosferë përplasjesh të brendshme dhe akuzash brenda anëtarësisë për presione që pretendohej se vinin nga nivelet e larta.
