Priscilla Presley mahnit në paraqitjen e rrallë publike, shfaqet

0%

Priscilla Presley ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje të rrallë publike, teksa mori pjesë në një event stili jetese në Majorka, ku shfaqi një pamje elegante dhe një stil që vazhdon të admirohet.

Ish-bashkëshortja e legjendës së muzikës Elvis Presley, 81 vjeçe, mori pjesë në Natën e 14-të të Remus Lifestyle në Hotel Hilton Mallorca Galatzo, ku u shfaq me një fustan të kuq të gjatë në linjë A, të kombinuar me një çantë në të njëjtën nuancë.

Priscilla u komentua për pamjen e saj rinore dhe elegancën që ka ruajtur ndër vite, ndërsa eventi mblodhi figura të njohura ndërkombëtare për një mbrëmje të mbushur me luks dhe argëtim, shkruan DailyMail. Kjo ishte një nga daljet e rralla publike të saj pas vizitës së fundit në Danimarkë në mars.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Priscilla vazhdon të jetë një figurë e lidhur ngushtë me trashëgiminë e Elvis Presley dhe kujtimin e familjes së tyre. Ajo dhe Elvis u martuan në Las Vegas në vitin 1967 dhe u ndanë në vitin 1972, ndërsa divorci i tyre u finalizua një vit më vonë. Çifti pati një vajzë, Lisa Marie Presley, e cila ndërroi jetë në vitin 2023 në moshën 54-vjeçare.

Në muajt e fundit, Priscilla ka folur edhe për dhimbjen e humbjes së vajzës së saj, duke pranuar se kjo tragjedi ndikoi thellë në familjen Presley.

Burimi: Telegrafi