Në San Marino është mbajtur ceremonia e shortit për vitin 2026 të Kampionatit Botëror Billie Jean King Cup në tenis. “Kosova do të garojë në Pool B, ku do të përballet me Moldavinë dhe Islandën. Rikujtojmë që ekipi i Kosovës përbëhet nga: Learta Muharremi, Forta Morina, Altea Hajrizi dhe Aja Broqi, ndërsa kapiten i ekipit është Osman Reçica. Ndeshjet e para për ekipin tonë do të zhvillohen ditën e enjte, ndërsa nesër përfaqësuesja jonë nuk ka ndeshje” , njofton FTK.
Burimi:
Bota Sot
