Dikur luante me Messin te Barcelona, dje u zyrtarizua te skuadra

0%

KF Elbasani e ka zyrtarizuar ardhjen e senegalezit, Moussa Wague. Pak vjet më parë, mbrojtësi luante me Messin te Barcelona në një skuadër. Madje futbollisti kishte paraqitje edhe në Ligën e Kampionëve me Barçën. “Moussa wague i bashkohet ekipit tonë pas eksperiencës së fundit në Superligën greke me Panserraikosin.

Mbrojtësi i djathtë ka debutuar në La Liga dhe Champions League me FC Barcelona për t’u transferuar më pas në Ligue 1 me ekipin e OGC Nice. Senegalezi ka eksperienca në elitën helene me PAOK, HNK Gorica në Kroaci dhe në Qipro me Anorthosis Famagusta. Moussa wague numëron 21 paraqitje me kombëtaren e Senegalit duke gjetur dhe rrjetën në Kupën e Botës 2018″, thuhet në njoftimin e Elbasanit.

Burimi: Bota Sot