Një “jetë” me Milanin

0%

Franco Baresi mbylli sytë sot përgjithmonë në moshën 66-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë që i preku mushkëritë, duke i lënë futbollit dhimbje të madhe dhe kujtime që do të mbahen mend gjatë.

Ngjyrat e tij të zemrës ishin ato kuqezi, të Milanit të “artë” që me të në fushë i kishte të sigurta sukseset dhe trofetë, duke bërë që rivalët në fushë ta kishin lakmi për reputacionin që po ndërtonte, si brenda edhe jashtë fushe.

Baresi nuk mbeti thjesht një ikonë, por edhe model frymëzimi, teksa rriti breza kampionësh duke u bërë “profesori” i një “shtabi” yjesh si Paolo Maldini, Filippo Goali, Alessandro Costacurta, Mauro Tassotti, Demetrio Albertini dhe Christian Panucci. Çfarë brezi pati në “dorën e bekuar” legjendari i kësaj fanelle.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Krahas identitetit plot klas, Baresi nuk ia kurseu vetes as trofetë që përtej dominimit të tij në fushë dhe faktit se ishte një “makth” për sulmuesit e asaj kohe, i mundësoi vetes edhe një renditje historike në vendin e dytë për “Topin e Artë”, pas shokut të skuadrës, Marco van Basten. 719 ndeshje të luajtura në fushë, 33 gola të shënuar dhe plot 22 trofe, krahas tyre 6 tituj në Itali, 4 Superkupa, 3 Superkupa Europiane, 3 Champions League dhe 1 Botëror në nivel klubesh.

Sa shumë tituj me peshë për një ikonë si Baresi, i cili gjithmonë mbeti një “mozaik” nderi në zemër të Milanit. Edhe kombëtarja e Italisë, ishte vërtetë me fat që pati në gjirin e saj një personalitet si ai. Në vitin 1982, shpallet kampion Bote në moshën 22-vjeçare, ndërsa në Botërorin e 1990-tës që u zhvillua në Itali, “Azzurrët”, u renditën të tretët.

Katër vite më vonë, Baresi me shokë shkuan drejt finales së madhe që u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por e mbylli si nënkampion. Në këtë turne, ai bëri gjithçka duke ndalur një “bomber” të sulmit si Romario, por në fund, fati i buzëqeshi Brazilit.

Baresi mbylli një kapitull të artë, në aspektin profesional dhe atë personal, por bëri të mundur që emri i tij të mbetet i gjallë dhe me respektin e merituar për gjithçka “stampoi” në historinë e futbollit botëror.

Burimi: Bota Sot