Dua Lipa me emocione para nisjes së edicionit të 7-të të “Sunny

0%

Përgatiti:

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka shprehur emocionet e saj para fillimit të edicionit të shtatë të festivalit të madh muzikor që mbahet në Prishtinë, “Sunny Hill”. Këngëtarja vizitoi mbrëmë hapësirën e festivalit për të parë përgatitjet e fundit para nisjes së ngjarjes.

“Nuk mund ta besoj që jemi gati të fillojmë edicionin e 7-të të ‘sunnyhillfestival’. Shkova mbrëmë në vendin ku do të mbahet festivali për të parë gjithçka para se të fillonte dhe jam jashtëzakonisht e emocionuar”, ka shkruar ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lipa, e cila në postimin e saj ka edhe një fotografi të një pjate me pite, ajvar, turshi, fli e speca, ka shtuar se ndihet shumë krenare për familjen e saj dhe gjithë ekipin që ka punuar për realizimin e festivalit. “Ndihem kaq krenare për familjen tonë dhe gjithë ekipin për gjithçka që kanë bërë që kjo të ndodhë”, ka thënë ajo.

Por për të, dita kishte edhe një moment shumë të veçantë personal: ajo zbuloi se është bërë kumbarë për herë të parë. “Dhe për ta bërë ditën edhe më magjike… u bëra kumbarë. Mund të them se lotët kanë rrjedhur gjithë ditën”, ka shkruar tutje ylli.

Edhe Showbiz 5 min. më parë North West anulon turneun e saj të parë muzikor Në fund, Lipa u bëri thirrje fansave duke shkruar: “Shihemi sonte, Prishtinë!” Festivali Sunny Hill rikthehet edhe këtë vit me artistë ndërkombëtarë dhe vendas, duke vazhduar të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Kosovë.

Burimi: Koha