Duka, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të legjendës italiane,

0%

Lajmi për ndarjen nga jeta në moshën 66-vjeçare të Franco Baresit ka tronditur botën e futbollit. Baresi, një nga mbrojtësit më të mëdhenj dhe ikonikë në historinë e Milanit dhe kombëtares italiane, ka lënë pas një trashëgimi të lavdishme në futbollin botëror.

Pas marrjes së lajmit të hidhur, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shprehur trishtimin e tij për këtë humbje të madhe përmes nje mesazhi të publikuar në rrjetet sociale. “Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Franco Baresit, legjendës së AC Milan dhe një prej figurave më emblematike të futbollit italian.

Franco Baresi ishte simbol i besnikërisë, lidershipit dhe elegancës në fushën e lojës. Për dekada me radhë ai mishëroi vlerat e AC Milan, duke lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme për klubin dhe futbollin italian. Me karrierën dhe personalitetin e tij, ai frymëzoi breza të tërë futbollistësh dhe tifozësh, duke fituar respektin e mbarë komunitetit sportiv.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e tij, AC Milan, Federatën Italiane të Futbollit dhe të gjithë ata që e deshën dhe e vlerësuan. U prehtë në paqe, Franco Baresi. Kujtimi dhe trashëgimia e tij do të mbeten përherë pjesë e historisë së futbollit”, – shkruan Presidenti Duka në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Burimi: Bota Sot