Nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarëve, për krime lufte në

0%

Seanca e shqyrtimit fillestar në mungesë, ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në rastin e masakrës së Reçakut është mbajtur sot më në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Të akuzuar në këtë rast janë: Obrad Stevanoviq, Radomir Markoviq, Krsman Jeliq, Goran Radosavleviq, Zhivko Trajkoviq, Bogoljub Janiceviq, Milan Leçiq, Radomir Mitiq, Dragan Gjorgoviq, Branko Mladenoviq, Dragan Jasoviq, Momqillo Sparavalo, Darko Amanoviq, Srbolub Vujnoviq, Bozhidar Marinkoviq, Zoran Stanojeviq, Milan Josanoviq, Goran Petkoviq, Dragoslav Nikoliq, Çedomir Aksiq, dhe Zvonimir Janicijeviq.

Të njëjtit po akuzohen se në periudhën 1998 – 1999, në bashkëkryerje, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës ‘’243 të Mekanizuar ’’, Armatës së III- të, e njohur si ‘’Korpusi i Prishtinës’’, si dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP), kanë kryer trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me të filluar seanca, prokurori i rastit Ilir Morina tha se, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale të parapara në Kodin e Procedurës Penale për ngritjen e aktakuzës në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në rastin e Masakrës së Reçakut.

Edhe gjyqtarja e rastit, Violeta Namani-Hajra tha se nga Gjykata po ashtu janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale të parapara në Kodin e Procedurës Penale për zhvillimin e gjykimit në mungesë në këtë rast.

Andaj, e njejta mori aktvendim për mbajtjen e gjykimit në mungesë për 21 të akuzuarit, pasi sipas gjyqtares, nga Gjykata janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për gjykim në mungesë. Tutje, seanca ka vazhduar me leximin e aktakuzës nga prokurori special, Ilir Morina.

Meqenëse gjykimi zhvillohet në mungesë të të akuzuarve, dhe interesat e të akuzuarëve do të përfaqësohen nga avokatët e tyre, Gjykata udhëzoi mbrojtësit e të akuzuarve që në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kundërshtim të provave dhe kërkesë për hudhje të aktakuzës. Kujtojmë se, seanca fillestare për këtë rast e paraparë të mbahej më kishte dështuar të mbahet.

Prokuroria Speciale e Kosovës më ka ngritur aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave për veprën penale – krim i luftës kundër popullsisë civile.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të siguruar nga KALLXO.com, thuhet se të pandehurit në periudhën kohore 1998-1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë, në fshatin Reçak komuna e Shtimës, me dashje në bashkëkryerje, individualisht dhe në përgjegjësinë komanduese, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës “243 të Mekanizuar”, Armatës së III e quajtur “Korpusi o Prishtinës” dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme e njohur si “MUP”, në të cilën bënin pjesë: Njësitë e Divizionit për Siguri Shtetërore të njohura si “RDB”, Njësitë e Divizionit për Siguri Publike të njohura si “RJB” dhe Njësitë Rezervë kanë kryer vrasje, tortura dhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë dhe dëbim të popullsisë civile.

Sipas aktakuzës, të pandehurit i kanë kryer krimet në këto cilësi: Obrad Stecanoviq- Shef i Administratës së MUP-it dhe Ndihmës Ministër i Republikës së Serbisë, Radomir Markoviq- Ndihmës Ministër i Punëve të Brendshme – Divizioni i Sigurimit të Shtetit (RDB, Krsman Jeliq-Komandant i Brigadës 243 të Mekanizuar të Armatës së III-të të Korpusit të Prishtinës, Goran Radosavljeviq (Guri)-Ndihmës Komandant i Shtabit të Përgjithshëm për Operacione Speciale për Kosovë, Zhivko Trajkoviq-Komandant i Njësive Speciale Antiterroriste SAJ, Bogoljub Janiceviq-Kryeshef i Sekretariatit për Punë të Brendshme në Ferizaj, Milan Leçiq-Komandant i Njësive të Veçanta të Policisë së Serbisë i PJP, Radomir Mitiq-Komandant i Stacionit Policor në Ferizaj, Dragan Gjorgoviq-Komandant i Stacionit Policor në Shtime, Branko Mladenoviq-Zëvendës Komandant i Stacionit Policor në Shtime, Dragan Jasoviq-Polic dhe Inspektor i hetimeve në Stacionin Policor në Ferizaj, Momqillo Sparavalo-Polic dhe Inspektor i hetimeve në Stacionin Policor në Ferizaj, Darko Amanoviq-Polic dhe Inspektor i hetimeve në Stacionin Policor në Ferizaj, Srbolub Vujnoviq-Polic dhe Inspektor i Hetimeve në Stacionin Policor në Ferizaj, Bozhidar Marinkoviq-Polic dhe Inspektor i hetimeve në Stacionin Policor në Shtime, Zoran Stanojeviq-Polic dhe Inspektor i hetimeve në Stacionin Policor në Shtime, Milan Josanoviq- Pjesëtar i PJP-së, Goran Petkoviq- Pjesëtar i PJP-së, Dragoslav Nikoliq- Pjesëtar i PJP-së, Çedomir Aksiq – Pjesëtar rezervë i policisë në Stacionin Policor në Shtime dhe Zvonimir Janicijeviq-Pjesëtar rezervë i policisë në Stacionin Policor në Shtime kanë shkelur rëndë të drejtat ndërkombëtare duke kryer vrasje, trajtim htime kanë shkelur rëndë të drejtat ndërkombëtare duke kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullatës civile të nacionalitetit shqiptar të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

Vrasjet Sipas aktakuzës, me datë në fshatin Reçak, komuna e Shtimes të pandehurit e lartëcekur në cilësinë e pjesëtarëve të forcave policore dhe ushtarake serbe, me dashje dhe në bashkëkryerje, kanë marrë pjesë dhe kanë kontribuar në vrasjen e 42 civilëve të fshatit Reçak.

Në aktakuzë thuhet se rreth orës të mengjesit rrethuan fshatin Reçak, ku fillimisht e granatuan nga distanca prej disa vendeve të njohura si: “Pishat”, “Gështenjat”, “Çesta”, dhe “Guri i Shpum”, pastaj me automjete të blinduara, hynë në fshat dhe kanë filluar të kontrollojnë shëtpi me shtëpi.

Ku në oborrin e shtëpisë së Rashit Rashitit, fillimisht e vrasin B.K., të cilit pastaj ja presin edhe kokën, në vendin e quajtur “Vrella”, i vrasin H.M., S.S., dhe A.M, në oborrin e shtëpisë së tij e vrasin A.M., dhe fqinjin e tij H.J., ndërsa në afërsi të shtëpisë së Zuk Mustafës i vrasin S.H., dhe H.M.

Në dosje të Prokurorisë thuhet se të pandehurit vazhdojnë në drejtim të lagjes “Beqaj”, dhe derisa disa civilë po largoheshin në drejtim të malit, u del në pritë policia serbe e cila pa paralajmërim shtënë me armë zjarri duke i vrarë: H.B., R.B, dhe Z.B., kurse duke i lënë të plagosur A.B., Z.B., dhe F.B.

Sipas aktakuzës, në vazhdim të operacionit të tyre policor dhe ushtarak, hynë në lagjen “Emini”, e cila gjendej në pjesën perëndimore të fshtatit ku me armë zjarri në oborrin e tij e plagosin në këmbë Ismet Eminin dhe lënë të vrarë vëllaun e tij A.E., të dytë civilë.

Më pas në vendin e quajtur “Çeshma’, i vranë civilët B.M., vajzën e tij H.M., ndërsa të plagosur kanë mbetur: Elhami Mehmeti, Makfirete Hajrizi, Florije Hajrizi dhe Hasan Bilalli.

Në aktakuzë thuhet se në një pjesë tjetër të fshatit nga largësia prej shtëpisë së Ragip Bajramit dhe shitores së Lutës (siç e quajnë fshatarët) gjuajnë më armë të kalibrave të ndryshëm në drejtim të vendit ku ishin strehuar civilët dhe në këtë moment e vrasin plakun N.I., në mënyrë mizore duke i thyer kafkën.

“Më pas një tjetër grup i forcave serbe shkuan në shtëpinë e Sadik Osmanit dhe aty i gjetën te strehuar reth 70 banorë civilë të fshatit, ku fillimisht i ndanjë burrat nga gratë, pastaj burrat i torturuan në oborr të shtepisë dhe pas marrjes së një urdhri me radiolidhje nga udheheqësit e këtij operacioni, forca policore i morën burrat i nxjerrin nga oborri një nga një dhe në kolonë për një i nisin në drejtim te malit për tek “Kodra e Bebushit” kurse policia paraprakisht e kishte rethuar rrugicën në të dy anët duke pritur ardhjen e civilëve dhe në momentin që civilët arrijnë në këtë lokacion duke ecur ne kolonë, papritmas nga të dy anët e rrugicës fillojnë të shtëna me armë automatike nga të gjitha anët – pa ndërprerë, për disa minuta, duke i ekzekutuar 24 persona në mënyrë mizore.”- përshkruhet në aktakuzë.

Sipas dosjes së Prokurorisë, nga ky operacion i forcave policore serbe, u vranë mizorisht 42 civil, të të dy gjinive, të moshave të ndryshme të nacionalitetit shiptar të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

Tortura dhe trajtimi çnjerëzor ndaj popullsise civile Sipas aktakuzës me datë , në fshatin Reçak, të pandehurit e lartcekur në cilesinë e pjesëtarëve të forcave policore dhe ushtarake serbe, me dashje dhe në bashkëkryerje, kanë marrë pjesë dhe kanë kontribuar në trajtimin çnjerëzor të rreth 30 civilëve të fshatit Reçak, ashtu që derisa po ekzekutonin një plan operacional të pershkruar në pikën 1 të aktakuzës gjatë kontrollit shtëpi pěr shtëpi vërejnë që në shtepinë e Sadik Osmanit, në të paktën dy vende, ishin strehuar rreth 70 banorë civile shiptarqë, ashtu që në shtëpi ishin strehuar rreth 30 gra dhe fëmijë ndërsa në vendin e quajtur “Ahuri i bagëtive” ishin strehuar mbi 30 burra.

Sipas aktakuzës, forcat serbe fillimisht nga largësia prej shtëpisë së Ragip Bajramit gjuajnë me armë të kalibrave të ndryshëm në drejtim të vendit ku ishin strehuar civilët dhe në këtë moment e vrasin plakun N.I., më pastaj e rrethojnë shtëpinë e Sadikut dhe rreth 30-40 policë hynë në oborr tě shtëpisë, që të gjithë të armatosur, pastaj nën kërcënimin e armëve i detyrojnë të gjithë burrat të dalin nga vendstrehimi dhe të vendosën në oborr, ndërsa gratë dhe fëmijët i mbyllin me çelës në bodrum.

Në aktakuzë thuhet se pasi i kanë legjitimuar burrat, të njejtit i kanë shtrirë për tokë dhe kanë filluar t’i rrahin në mënyrë çnjerëzore duke përdorur kondakët e armëve, shqelma, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta.

Tutje, sipas dosjes, të dëmtuarit e dëgjojnë një komunikim në radiolidhjen e njërit prej policëve që ishte prezent, dhe pas këtij komunikimi policia serbe i kanë marrë të dëmetuarit dhe i kanë vendosur në kolonë dhe i kanë detyruaar që të shkojnë në drejtim të zonës malore të njohur me emrin “Kodra e Bebushit”, me ç’rast disa prej tyre i ekzekutojnë.

Shkatërrimi i pasurisë së popullsise civile Tutje në këtë pikë të aktakuzës thuhet se në kohën dhe datën e njejtë të dispozitit 1 të kësaj aktakuze, forcat policore ushtarake serbe ku bënin pjesë dhe te pandehurit, me dashje dhe në bashkëkryerje, kanë marrë pjesë dhe kanë kontribuar në shkatërrimin e pasurisë së popullisisë civile të fshatit Reçak, ashtu që fillimisht e kanë rrethuar fshatin Reçak në tre drejtime nga vendet e quajtura “Pishat”, “Gështenjat” dhe “Çesta” pastaj nga distanca e kanë granatuar me të gjitha mjetet ushtarake dhe në fund me automjete të blinduara kanë hyrë në fshat dhe kanë kontrolluar shtëpi për shtëpi.

Sipas aktakuzës, banorët e strehuar janë nxjerrë nga shtëpitë e tyre kurse shtëpive u kanë vënë zjarrin duke i djegur të gjitha shtëpitë, me ç’rast e kanë shkatërruar të gjithë pasurinë e paluajtshme dhe të luajtshme duke i shkaktuar dëm të madh material popullsisë civile.

Dëbimi i popullsisë civile Tutje në aktakuzë thuhet se në kohën, datën dhe vendin si në pikën 1 të kësaj aktakuze, forcat policore ushtarake serbe ku bënin pjesë edhe të pandehurit me dashje dhe në bashkëkryerje, morën pjesë dhe kontribuan në dëbimin e popullisisë civile të fshatit Reçak ashtu që fillimisht e kanë rrethuar fshatin Reçak në tre drejtime nga vendet e quajtura “Pishat”, “‘Gështenjat” dhe “Çesta”, pastaj nga distanca e kanë granatuar me të gjitha mjetet ushtarake.

Ku më tej në aktakuzë theksohet se me automjete te blinduara kanë hyrë në fshat dhe kanë kontrolluar shtëpi për shtëpi, me ç ‘rast banorët e strehuar i kanë nxjerrë nga shtëpitë e tyre, i kanë ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, ku këta të fundit i kanë detyruar të largohen nga fshati, ndërsa burrat e ndaluar i kanë vrarë në mënyrë të përshkruar si më lart.

Sipas aktakuzës rreth 20.000 civilë të fshatrave Reçak, Topil, Petrovë, Kraisht, Mullapolc, Dremjak ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre. Me këto veprime të pandehurit e lartëcekur nga Prokuroria Speciale po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me rastin e ngritjes së kësaj aktakuze i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, meqenëse të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë. Plot 27 vite me parë , më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe i masakruan 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimes.

Kjo datë shënohet si një ndër më të rëndat në historinë e Kosovës – derisa ende drejtësia mungon. Fëmijë, gra, burra, pleq e plaka nuk u kursyen në masakrën e ditës së ftohtë të janarit, akt terrori që ia hapi sytë e veshët bashkësisë ndërkombëtare që të qesin hapin për të ndalë spastrimin etnik në Kosovë.

Për nder të viktimave, në Kosovë 15 janari shënohet me homazhe e akademi përkujtimore. Gjykimet për krimet e luftës Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera edhe në luftërat në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më në qeli teksa po mbahej në paraburgim. Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni këtu.

Burimi: Kallxo