Stones zyrtarisht te Interi

0%

Interi ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit anglez John Stones. Futbollisti mbërriti në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas firmosi kontratën që do ta mbajë të lidhur me klubin zikaltër deri më , me një pagë prej rreth 4 milionë euro neto në sezon.

Pas dhjetë vitesh si protagonist te Manchester City, skuadër me të cilën fitoi gjithçka, nga Liga e Kampionëve te Kupa e Botës për Klube, si dhe pas pjesëmarrjes me Anglinë në Kupën e Botës 2026, qendërmbrojtësi anglez ka vendosur të nisë një aventurë të re me fanellën zikaltër. Bëhet fjalë për një tjetër goditje të rëndësishme në merkato nga Beppe Marotta.

Stones transferohet në Milano si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Manchester City skadoi më 30 qershor. Në komunikatën zyrtare, Interi e cilësoi afrimin e anglezit si nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e tij. Pas 32 vitesh në Angli, Stones do të luajë për herë të parë jashtë vendlindjes, duke veshur fanellën zikaltër në “San Siro”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, mbrojtësi nuk do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit Cristian Chivu. Pas angazhimit në Kupën e Botës, ku Anglia arriti deri në gjysmëfinale, ai do të përfitojë disa ditë pushim shtesë dhe do të mungojë në turneun aziatik të Interit, ku zikaltërit do të zhvillojnë miqësore ndaj Milanit, Juventusit dhe ish-skuadrës së tij, Manchester City.

Në fjalët e para si futbollist i Interit, Stones u shpreh i lumtur dhe krenar për këtë hap të ri në karrierë. Ai theksoi se vendimi për t’u transferuar në Milano u mor pa asnjë hezitim, në dakordësi me familjen, ndërsa nënvizoi se objektivi i tij mbetet i pandryshuar: të vazhdojë të fitojë trofe dhe të vendosë përvojën e fituar në shërbim të Interit.

Burimi: Bota Sot