Komuna e Rahovecit do të organizojë Forumin Ekonomik Rahovec 2026, me temën “Rezultatet Demografike dhe Socio-Ekonomike të Regjistrimit të Popullsisë 2024 në Komunën e Rahovecit” . Forumi do të mbahet më , në orën , në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, ku do të prezantohen dhe diskutohen zhvillimet kryesore demografike, ekonomike dhe sociale që ndikojnë në të ardhmen e komunës.
Panelistë të këtij forumi do të jenë Sami Behrami, si dhe përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha dhe Idriz Shala. Gjatë diskutimit pritet të trajtohen tema si depopullimi, migrimi, tregu i punës, kapitali njerëzor dhe perspektivat e zhvillimit ekonomik të Rahovecit.
Komuna e Rahovecit dhe Forumi Anadrini kanë ftuar mediat dhe publikun e interesuar që të marrin pjesë në këtë aktivitet.
