Edhe Konfederata Aziatike kundërshton planin e FIFA-s

0%

Shpërndaje në: Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mori tjetër goditje të premten. Në një deklaratë të publikuar, Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) tha se “qëndron në solidaritet” me Konfederatën Evropiane dhe atë të Amerikës Veriore dhe Qendrore. AFC tha se plani i Infantinos nuk mund të “arrijë realisht konsensusin dhe unitetin e nevojshëm për të ecur përpara”.

“Kupa e Botës është kulmi i futbollit global dhe e merr forcën e saj nga pjesëmarrja e të gjitha konfederatave dhe vendeve kryesore të futbollit në botë”, shkruan në komunikatën e AFC. “Çdo propozim që rrezikon të minojë unitetin dhe karakterin universal të garës duhet të rishqyrtohet”.

Me gjendjen aktuale, plani i Infantinos për të shitur aksione të Botërorit tek investitorët privatë, nuk ka përkrahjen e duhur edhe nëse del në votim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha