Shpërndaje në: Kryetari i Prishtinas, Përparim Rama, ka reaguar pasi që të enjten Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj tij bazuar në një sinjalizim, i cili flet për legalizime të kundërligjshme të objekteve, që në kryeqytet kanë ndërtuar disa kompani.
Rama i cili të enjten e ka cilësuar këtë si aksion propagandues kundër tij, në ditën kur është mbajtur Kuvendi i LDK-së, në postimin e bërë të premten ka thënë se janë të hapur për organet e drejtësisë dhe ka paralajmëruar veprime dhe procedura ligjore, siç ka thënë, ndaj kujtdo që rezulton se e ka shkelur ligjin.
Rama u ka thënë asamblistëve të Vetëvendosjes që e kanë dorëzuar kallëzimin, që ta udhëzojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti që t’i përgjigjet prokurorisë për intervistim, lidhur me rastin e rezervave shtetërore. “E para, po m’vjen mirë që më në fund po i drejtoheni Prokurorisë. Është lajm i mirë.
Tash udhëzojeni edhe Kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë, sepse ka më shumë se dy vjet që nuk i përgjigjet ftesës për intervistim”, ka shkruar Rama. Ai ka garantuar bashkëpunim të plotë me Prokurorinë.
Edhe Arbëri 58 min. më parë Komuna e Prishtinës: Do të marrim masa ndaj përgjegjësve, nëse vërtetohen dyshimet për legalizime të kundërligjshme “E dyta, dyert e Kryeqytetit kanë qenë dhe mbeten të hapura për organet e drejtësisë. Garantojmë bashkëpunim të plotë, transparent dhe institucional për çdo kërkesë të Prokurorisë, si gjithmonë, pa diskutim.
Pas vendimit të Prokurorisë, do t’i ndërmarrim pa asnjë hezitim të gjitha veprimet dhe procedurat ligjore ndaj KUJDO që rezulton se ka shkelur ligjin!”, ka shkruar Rama. Të mërkurën edhe KOHA ka pranuar një informatë të këtillë nga një sinjalizues që nuk e ka bërë të ditur identitetin.
Ai ka listuar një numër akuzash dhe ka bashkëngjitur komunikime që pretendohet se i përkasin një zyrtari të komunës të afërt me kryetarin Rama dhe përgjegjës që nga viti 2025 në drejtoritë e kadastrit dhe urbanizmit. Komuna në reagimin e bërë të premten e ka konfirmuar se bëhet fjalë për shefin e kabinetit të Ramës, Florent Maliqi.
Edhe Arbëri Pesë të arrestuar në aksionin për dallavere me prona “Lidhur me materialet e publikuara që përmbajnë pretendime ndaj Shefit të Kabinetit, Florent Maliqi, presim trajtimin e rastit nga Prokuroria dhe organet kompetente të drejtësisë. Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë.
Pas vendimit të Prokurorisë, do t’i ndërmarrim pa asnjë hezitim të gjitha veprimet dhe procedurat ligjore ndaj kujtdo që rezulton se ka shkelur ligjin”, “>thuhet në postimin e Komunës. Në komunikimet e përfshira në sinjalizim flitet për pretendime për legalizime të kundërligjshme të disa objekteve dhe tri kompani ndërtimi.
Përmendet edhe marrja e ryshfetit prej 30 mijë eurosh nga një kompani tjetër, ndonëse i kishte kushtet e legalizimit te plotësuara.
