Policia dhe Dogana parandalojnë dy raste të kontrabandimit me mallra

0%

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar dy raste të dyshuara të kontrabandimit me mallra në zonën e fshatit Korminjan. Sipas njoftimit të Policisë, më , gjatë zbatimit të një plani taktik operacional në rrugët malore të këtij fshati, janë identifikuar dy automjete që kishin hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale malore nga territori i Serbisë.

Gjatë kontrollit të automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme pa dokumentacion përcjellës, të cilat dyshohet se janë futur në mënyrë të kundërligjshme në vend. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se mallrat nuk kishin dokumentacion mbi prejardhjen apo procedurat doganore, ndërsa sipas mbishkrimeve dyshohet se ishin prodhim i Serbisë.

Me autorizim të prokurorit kujdestar në Gjilan, automjetet dhe mallrat janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejme të vlerësimit dhe ruajtjes. Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë iniciuar procedurat ligjore, ndërsa hetimet do të vazhdojnë nga njësia kompetente në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera të kundërligjshme në zonën kufitare.

Burimi: Telegrafi