Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Muhaxheri, i cili ishte pjesë e grupit të delegatëve që nuk e mbështetën kandidaturën e Abdixhikut në Kuvendin Zgjedhor të partisë, ka publikuar një status të shkurtër në Facebook. “Mirëmëngjes 152 zemra qëndrestare” , ka shkruar ai.
Numri “152” i përmendur në postim i referohet numrit të delegatëve që votuan pro Lumir Abdixhiku në krye të LDK-së, në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur të enjten në mbrëmje.
