Digjet kamioni me targa të Kosovës në Rrugë të Kombit, mbetet në

0%

Një kamion me targa të Kosovës është përfshirë nga flakët një ditë më parë në kilometrin e fundit të Rrugës së Kombit, pranë Pikës Kufitare të Morinit. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur në gomat e karrocerisë së mjetit, i cili transportonte materiale drusore për industrinë e mobilieve, raporton “OraNews”.

Flakët përfshinë pjesën e pasme të karrocerisë dhe dëmtuan edhe tendën mbuluese të ngarkesës. Reagimi i menjëhershëm i drejtuesit të kamionit, me ndihmën e kolegëve dhe banorëve të zonës, bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit. Ndërkohë, edhe pas më shumë se 24 orësh nga ngjarja, karroceria e kamionit vijon të qëndrojë në njërën korsi të Rrugës së Kombit.

Pozicioni i mjetit mund të sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në këtë periudhë të sezonit veror, kur aksi drejt Morinit përballet me fluks të lartë lëvizjesh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot