Pas rikonfirmimit të Abdixhikut, Bajrami: Ishim 152 delegatë që

0%

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të partisë, duke e pranuar publikisht se ishte në mesin e delegatëve që ishin për shkarkimin e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo tha se 152 delegatë besuan se partisë i duhej një drejtim i ri, ndërsa 170 delegatë të tjerë votuan ndryshe në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së. “Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe”- .

Ajo shtoi se në një parti demokratike vendimin e merr shumica. “Në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia. Urime, LDK!”- ka përfunduar ajo. Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, të mbajtur të enjten më , Lumir Abdixhiku u rizgjodh kryetar i partisë, pasi mori mbështetjen e 170 delegatëve. Kundër mori 152 vota, dhe pesë abstenime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pse votimi ishte i fshehtë dhe nuk dihet se kush qysh votoi – mirëpo disa nga ata që ishin vendosur kundër Abdixhikut vetëm se kishin bërë të ditur paraprakisht, përfshirë këtu Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Arben Gashi, Gazmend Muhaxhiri e Armend Zemaj – por jo vetëm.

Ky kuvend është thirrur nga të pakënaqurit e kësaj partie me rezultatin zgjedhor të 7 qershorit, ku LDK u rikonfirmua për të tretën herë brenda 1 viti e gjysmë si parti e tretë në vend. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abidxhiku, pas konfirmimit të tij në këtë pozitë në Kuvendin e jashtëzakonshëm, tha se kjo parti dëshmoi demokraci maksimale.

“Ky Kuvend ishte i pavend e pa kohë në këtë periudhë. Kemi dëmtuar mbështetësit tanë. Rezultati i tanishëm është detyrim i bashkimit dhe reformës së LDK-së”- tha ai. Abdixhiku tha se kanë marrë një vendim që ka të bëjë me gjendjen politike në vend. “Delegatët mbështetën iniciativën tonë për t’i dhënë institucione vendit”- tha ai.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja garoi së bashku me presidenten e gjashtë të vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, dhe mori 16.69% të votave apo 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Menjëherë pas kësaj filluan kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut të cilat kulmuan me dorëzimin e nënshkrimeve të më shumë se 1/3 së delegatëve të Kuvendit të cilët kërkuan thirrjen e këtij organi të partisë për ta hedhur në votim shkarkimin e Abdixhikun nga pozita e kreut të partisë.

Kuvendi u mbajt në atmosferë përplasjesh të brendshme dhe akuzash brenda anëtarësisë për presione që pretendohej se vinin nga nivelet e larta.

Burimi: Kallxo