Policia e Kosovës ka njoftuar se organizata terroriste “Severna Brigada” ka kanosur me jetë zyrtarë institucionalë (Zubin Potok). Ata thanë se rasti është duke u hetuar nga njësitet policore. “Raportohet se nga organizata terroriste e ashtuquajtur ‘Severna Brigada’ përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”.
Burimi:
Bota Sot
