Affleck fiton 1 milion dollarë në “Celebrity Who Wants to Be a

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktori fitues i çmimit “Oscar”, Ben Affleck, ka fituar çmimin maksimal prej 1 milion dollarësh në emisionin “Celebrity Who Wants to Be a Millionaire”, së bashku me kampionin e lojës televizive amerikane, “ Jeopardy!” , Jamie Ding, ka shkruar NBC News.

VIDEO: Shuma do t’i dhurohet organizatës bamirëse “Eastern Congo Initiative”, të cilën Affleck e bashkëthemeloi me biznesmenen Whitney Williams, në vitin 2010 për të mbështetur komunitetet lokale në Republikën Demokratike të Kongos.

Pyetja finale ishte: “Në traditën vjetore të Falënderimeve në SHBA, cili prej këtyre emrave nuk është përdorur ndonjëherë për gjelat e falur nga një president amerikan?” Alternativat ishin: Peanut Butter and Jelly, Tater and Tot, Mac and Cheese dhe Spaghetti and Meatball.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Showbiz 20 o. më parë Grupi BTS bojkoton “Grammy 2027” Fillimisht, Affleck dhe Ding menduan të përdornin ndihmën “Telefono mikun”, por Affleck sugjeroi që më parë të dëgjonin mendimin e moderatorit Jimmy Kimmel. “Në fakt, ti je shumë i mirë me gatimin, ushqimin dhe ngjarjet aktuale. Mendoj se mund ta dish këtë”, ka thënë ai me humor.

Jimmy Kimmel u përgjigj duke sugjeruar se përgjigjja mund të jetë “Spaghetti and Meatball”. “Mendoj se përgjigjja është ‘Spaghetti and Meatball’. Mund ta imagjinoj Donald Trumpin me një tas të madh me shpageta në duar. Më duket se ky është emri që nuk është përdorur”, ka thënë Kimmel.

Affleck iu përgjigj duke i thënë se “Ndoshta je njeriu më i mirë në botë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje”. Megjithëse përdorën edhe ndihmën “Telefono mikun”, shoku i Ding nuk ishte i sigurt për përgjigjen. Në fund, ata vendosën t’i besonin Kimmelit dhe zgjodhën “Spaghetti and Meatball”, që rezultoi të ishte përgjigjja e saktë.

Pas konfirmimit të fitores, Affleck dhe Ding festuan në skenë, ndërsa 1 milion dollarët do të shkojnë për “Eastern Congo Initiative”, organizatë që mbështet projekte lokale për përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik dhe drejtësisë në lindje të Kongos.

Edhe Showbiz 20 o. më parë Jared Leto mohon akuzat për sulm seksual “Nuk besoj se Ben e dinte që do të luante përkrah një kampioni të ‘Jeopardy!’. Kur ia tregova, u befasua dhe u gëzua. Mendoj se ishte gati të luante edhe vetëm. Ben Affleck është vërtet shumë i zgjuar”, ka thënë Kimmel për Variety, para transmetimit të emisionit.

Emisioni i plotë “Celebrity Who Wants to Be a Millionaire” me Ben Affleck dhe Jemie Ding:

Burimi: Koha