Shpërndaje në: Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se është arritur një marrëveshje që Hamasi të çarmatoset dhe që Izraeli të tërheqë forcat nga Gaza. “Kjo marrëveshje është një hap kyç drejt qeverisjes së Gazës nga një qeveri e re palestineze që do të punojë ngushtë me Bordin e Paqes për t’i ndihmuar palestinezët.
Në të njëjtën kohë, Izraeli do ta ketë sigurinë që e meriton, me Gazën që nuk do të përdoret më si bazë për sulme terrorizmi”, ka shkruar Trump. Një marrëveshje ishte nënshkruar vitin e kaluar nga të dyja palët, por negociatat mes Izraelit dhe Hamasit janë bllokuar në zbatimin e fazës së dytë të marrëveshjes, që përfshinte çarmatimin e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës, raportoi Guardian.
Plani 20-pikësh i Trumpit i paraqitur vjet bën thirrje që grupi militant i mbështetur nga Irani të dorëzojë armët dhe të shkatërrojë rrjetin e tuneleve të tij. Po ashtu kërkon që forcat izraelite të tërhiqen nga Gaza, vendosjen e një qeverie palestineze, zhvendosjen e një force sigurie ndërkombëtare dhe rindërtimin e territorit palestinez.
Zyrtarët e lartë të Hamasit raportohet se janë pajtuar me planin, por pyetja mbetet nëse grupi do të çarmatoset para apo pas tërheqjes së forcave të Izraelit nga Gaza. “Ne nuk do të marrim asnjë veprim sa i përket çarmatosjes para tërheqjes së Izraelit nga Rripi”, ka thënë Ghazi Hamad, pjesëtar i ekipit negociues të Hamasit.
Edhe Botë 17 qer 2026 Trumpi thotë se marrëveshja me Iranin mund të nënshkruhet edhe nesër E një zyrtar izraelit ka thënë se kushtet e propozuara nuk janë të kënaqshme për ta. “Izraeli kërkon çarmatosjen e plotë të Hamasit, përfshirë largimin e armëve nga Gaza dhe çmilitarizimin e plotë të Rripit si parakusht për çdo proces”, ka thënë ai.
Ushtria izraelite vazhdon ta zgjerojë okupimin ushtarak në Gazë, me kryeministrin izraelit që ka thënë se Izraeli synon ta zgjerojë territorin nën kontroll të tij në 70 për qind.
