Ekskluzive | Plumbi depërton në oborrin e një familjeje në Prishtinë

0%

Një incident i rrezikshëm me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Hajvali të Prishtinës, ku një plumb goditi derën e një shtëpie, derisa familja ndodhej në oborr. Sinjali mëson se viktimë e rastit është Y. Gashi, 35 vjeçar. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës në rrugën “Drenova”.

Ankuesi ka deklaruar se ishte duke qëndruar në oborr së bashku me familjarët, kur dëgjuan një krismë të fortë. Pasi u afrua te hyrja e shtëpisë, ai vërejti se një predhë kishte goditur derën, duke dëmtuar edhe pllakat pranë hyrjes.

Pamjet e kamerave të sigurisë, sipas ankuesit, ngritën dyshimet se të shtënat kishin ardhur nga një aheng familjar që po mbahej në një shtëpi në rrugën “Ulëza”, përballë shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, hetuesit dhe krim-teknikët, të cilët kanë sekuestruar fragmentet e predhës si prova materiale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit, është bastisur shtëpia nga e cila dyshohej se ishin shkrepur të shtënat. Gjatë kontrollit nuk është gjetur armë, ndërsa është sekuestruar sistemi i incizimit (DVR) për ekzaminim. Lidhur me rastin, në stacion policor janë shoqëruar Enver Hajrizi , 54 vjeçar dhe Driton Hajrizi , 49 vjeçar.

Burimet bëjnë me dije se ndaj tyre është iniciuar një rast tjetër, ndërsa pas procedurave janë liruar në procedurë të rregullt. Policia ka iniciuar rast për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet për identifikimin e personit që ka shkrepur armën janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com