Një zyrtar i lartë i Hamasit ka konfirmuar për BBC se grupi ka pranuar planin e propozuar nga Bordi i Paqes për çarmatimin e plotë në Rripin e Gazës. Sipas zyrtarit, Hamasi do të publikojë së shpejti një deklaratë zyrtare, ku pritet të sqarojë qëndrimin e tij dhe detajet e marrëveshjes.
Ndërkohë, BBC bën të ditur se ka siguruar edhe tekstin e planit të marrëveshjes dhe se do të publikojë së shpejti përmbajtjen e tij.
Zhvillimi vjen pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili deklaroi se Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje për fazën e dytë të konfliktit në Gaza, e cila parashikon çarmatimin e plotë të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në enklavën palestineze.
