Haxhiu takon sot liderët e parive

0%

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu do t’i takojë sot liderët e partive politike paralamentare. Takimi i Haxhiut me liderët partiakë do të mbahet në ora . Ndryshe, seanca konstitutive e Kuvendit është caktuar për të enjten, më 6 gusht. Haxhiu ditë më parë kishte thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Po ashtu në proces është edhe zgjedhje e presidentit, gjersa për këtë ka kërkuar bashkëpunimin e partive. Një ditë më parë po ashtu u mbajt edhe kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, ku për herë të dytë brenda vitit Lumir Abdixhiku u konfirmua si kryetar.

Pasi i mbijetoi mocionit për shkarkimin nga kreu i LDK-së, Abdixhiku, tha se heq pezullimin për bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e institucioneve të reja të vendit, duke theksuar se Kosova ka nevojë për stabilitet institucional.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi