Nuk urrej asnjë religjion; secili ka të drejtë të besojë ku të dojë dhe të mos besojë. Në fakt, unë kam lindur në një familje shqiptare myslimane, ka vite që jam kthyer te rrënjët e mia të lashta arbërore, respektivisht te rrënjët e Gjergj Kastriotit, Pjetër Bogdanit, Idriz Seferit etj; i ndjeri babai im ishte një shqiptar i mirë, shok i ngushtë i atdhetarit Metush Krasniqi, pastaj nënën, vëllezërit e motrat, familjarët, kusherinjtë etj., që janë shqiptarë myslimanë, i respektoj e i dua.
Por unë jam kundër dhe gjithmonë do të jem kundër errësirës ideologjike të radikalëve islamikë, të cilët shajnë, njollosin figurat kombëtare dhe mohojnë identitetin kombëtar iliro-arbëror, europian, dhe vetë gjuhën e kombit tonë.
Kështu që vetëm të bashkuar si vëllezër e motra, si në kohën e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), ne mund të arrijmë gjëra të mrekullueshme, ta lulëzojmë atdheun tonë dhe ta integrojmë në familjen europiane, aty ku e ka vendin e natyrshëm.
