Hiberniani kundërshtari i radhës i Shkëndijës

0%

Një nga klubet më të vjetra të futbollit në Skoci, Hiberniani, do të jetë kundërshtari i radhës i Shkëndijës nga Tetova në Ligën e Konferencës në futboll. Në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë, skuadra skoceze para tifozëve të saj e mposhti Malisheva me rezultat 4:1, duke përmbysur disavantazhin nga ndeshja e parë, ku kishte humbur në udhëtim me rezultat 0:2.

Hiberniani sezonin e kaluar arriti deri në fazën e play-off-it të Ligës së Konferencës, por nuk arriti të kualifikohej më tej. Në rrethin e play-off-it, skocezët u eliminuan nga gjiganti polak Legia Varshava me rezultat të përgjithshëm 5:4 pas dy ndeshjeve.

Edhe në sezonin 2023/24, pas eliminimit nga Liga e Evropës, Hiberniani vazhdoi garat në Ligën e Konferencës, ku arriti deri në play-off, por u ndal nga skuadra angleze Aston Villa. Ndeshja e parë mes Hibernianit dhe Shkëndijës do të zhvillohet më 6 gusht në Skoci, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet shtatë ditë më vonë në Shkup.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot