Dinamo bën Dinamon, ekipi i Ilir Dajës “fik” rivalin nga Sllovenia

0%

Dinamo ka hedhur një tjetër hap historik në rrugëtimin europian, pasi ka mposhtur Aluminij në “Elbasan Arena” me rezultatin 3:0.

Pasi takimi i parë në Slloveni përfundoi në barazimin 1-1, të besuarit e Ilir Dajës treguan superioritet duke dominuar pothuajse në të gjitha aspektet kundërshtarin, në një përballje që mund të shkonte akoma dhe më keq për këta të fundit nëse futbollistët dinamovit do t’i shfrytëzonin edhe shanset e tjera për gol.

Epërsia vjen në të 24-të minutë falë Lorenco Vilas i cili kap në befasi mbrojtje mike dhe nuk e ka problem të ndëshkojë portierin Raduha. Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, Klevin Qefalia dyfishon avantazhin për skuadrën në minutën e 43-të falë një goditje fantastike nga jashtë zonës, i shërbyer nga mbrojtësi Usni Ismaili.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në fraksionin e pjesës së dytë, Malomo tenton të tretin, por portieri tregohet vigjilent. Mirëpo, rezistenca zgjat deri në minutën e 78-të, pasi Fabjan Përndreca mendon për të vulosur gjithçka dhe mbyllur ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Tashmë, Dinamo shkon në turin e tretë të kualifikueseve të Conference League ku do të sfidojë letonezëve të Audas, që mposhtën në anën tjetër Steauan e Bukureshtit.

Burimi: Bota Sot