Shpërndaje në: Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se ai dhe 151 delegatë tjerë kishin menduar se duhet larguar kryetari i partisë Lumir Abdixhiku. Por, 170 delegatë kanë votuar pro qëndrimit të Abdixhikut dhe Abdixhiku vazhdon të mbetet kryetar i partisë.
Zemaj ka thënë se në mbledhje të grupit parlamentar të LDK-së do të diskutohen gjitha mundësitë. “Sot e patëm një pikë të rendit të ditës, që s’kaloj. 152 ishin për, 170 kundër shkarkimit. Ky është fati politik i LDK-së. Kemi menduar se ndryshimi sjell sukses, shumica kanë menduar se duhet vazhduar me Abdixhikun. Ky është rezultati”, tha Zemaj.
