Delegati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi është shprehur optimist për një bashkëpunim mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit dhe Qeverisë, pas vazhdimit të Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së. Ai tha se në vazhdim të kuvendit të partiakë, mund të diskutohet për një bashkëpunim me LVV-në.
Rexhepi: Kuvendi vazhdon pas 20 minutave, duhet koalicion LDK-LVV “Jo nuk është diskutuar, mbet të vazhdoj pas njëzetë minutash. Mbeten kryesia me u pa se çka po thonë tash lidhur me strategjinë e bisedimeve, mesiguri do të ndodhë. Rendi është me u mbyll kjo temë, duhet të ketë një koalicion.
Është në interes të vendit me dhënë zgjidhje, është mirë LVV dhe LDI të gjejnë një kompromis për presidentin dhe qeverinë” , tha ai.
