Abdixhiku i mbijeton nismës për shkarkim, rikonfirmohet kryetar i

0%

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është rikonfirmuar në krye të partisë, pasi i mbijetoi nismës për shkarkimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur të enjten. Sipas rezultateve të votimit, të siguruara nga Telegrafi, 170 delegatë votuan kundër shkarkimit , duke mbështetur vazhdimin e mandatit të Abdixhikut si kryetar i LDK-së.

Ndërkaq, 152 delegatë votuan për shkarkimin e tij, ndërsa pesë fletëvotime u shpallën të pavlefshme . Me këtë rezultat, Abdixhiku mbetet në krye të LDK-së, duke siguruar mbështetjen e shumicës së delegatëve të pranishëm në Kuvendin e jashtëzakonshëm.

Kuvendi ishte thirrur me kërkesë të një grupi delegatësh, të cilët kërkuan shkarkimin e Abdixhikut pas rezultateve të fundit zgjedhore dhe zhvillimeve të brendshme në parti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë punimeve të Kuvendit, Abdixhiku e cilësoi nismën për shkarkimin e tij si “të gabuar, të pavend dhe të pakohë”, ndërsa kundërshtarët e tij argumentuan se LDK-ja kishte nevojë për reflektim pas rezultateve zgjedhore.

Votimi i së enjtes konfirmon Abdixhikun si kryetarin e katërt në historinë e LDK-së që vazhdon mandatin në krye të partisë, pavarësisht sfidës së brendshme për largimin e tij./Telegrafi.

Burimi: Telegrafi