Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të premten, më , do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave të larta.
Sipas njoftimit, në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora deri në , pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë ose të tejkalojnë 32 gradë Celsius. Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.
“Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore. Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, njofton Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
