Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

0%

Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në ishullin e Kretës, në Greqi. Sipas raportimeve të mediave greke, aksidenti ka ndodhur në zonën e Kolymbarit, në Hania, gjatë orëve të para të mëngjesit.

Viktimat, të moshës 28 dhe 34 vjeç, po udhëtonin me motoçikletë në autostradën kombëtare, kur rreth orës mjeti ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura. Pas daljes nga korsia, motoçikleta është përplasur me barrierën metalike mbrojtëse, duke u shkaktuar lëndime të rënda dy të rinjve.

Ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe i kanë dërguar të plagosurit në Spitalin e Hanias. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, të dy nuk kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve dhe janë shpallur të vdekur. Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com