Ka përfunduar procesi i votimit në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku delegatët vendosën për fatin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se pas mbylljes së votimit pritet të nisë procesi i numërimit të votave, i cili do të përcaktojë nëse Abdixhiku do të vazhdojë të udhëheqë LDK-në apo do të shkarkohet nga posti i kryetarit.
Delegatët votuan përmes një fletëvotimi, në të cilën shtrohej pyetja: “A jeni për shkarkimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku?” Fati i Abdixhikut në duart e delegatëve, nis votimi në LDK Abdixhiku para delegatëve: Asnjë veprim e vendim s’e kam marrë duke menduar për veten përpara LDK-së Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
