“Jep dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e

0%

Protesta popullore hyri sot në muajin e saj të tretë të rezistencës, ku një masë e madhe qytetarësh iu bashkuan përsëri sheshit. Në ditën e 61-të të saj, qytetarët kërkuan përsëri dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik. “Rama jepe dorëheqjen” ishte thirrja kryesore e protestës teksa qytetarët i drejtoheshin bulevardit nga sheshi “Skënderbej”.

Të tjera parulla, pankarta, banderola dhe thirrje ishin “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Rama, dil në bulevard, Atdheu është i yni, jo biznes privat”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama i pabesë”, “Ju me gaz, ne me vezë, Edi rama i pabesë”, “Shqipëria nuk shitet”, “Polici, këtu na ke”, e të tjera.

Ndër parullat më të spikatura ishte edhe: “Zegjine ti s’di të numërosh, shko në shkollë që të mësosh”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot