Ramaj: LDK-ja s’do të mund ta marrë veten edhe nëse Abdixhiku qëndron

0%

Shpërndaje në: Gazetarja Saranda Ramaj vlerëson se pavarësisht se çfarë ndodh në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, çartia do të dalë e dëmtuar nga ky proces. Në Kuvend po votohet nëse Lumir Abdixhiku duhet të qëndrojë në postin e kryetarit të LDK-së apo duhet të largohet.

“Pavarësisht çfarë ndodh me votimin, LDK-ja do të dalë e dëmtuar nga ky proces…S’besoj që LDK-ja do të mund ta marrë veten edhe nëse z. Abdixhiku qëndron në pozitën e kryetarit. Sinqerisht nuk e di se çfarë ndodh tutje nëse qëndron z. Abdixhiku”, ka thënë Ramaj në “Konfront” të KTV-së.

Ajo ka thënë se një marrëveshje mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në rast të qëndrimit të Abdixhikut do të ishte e pakuptimtë, duke marrë parasysh se pesë deputetë të zgjedhur të LDK-së janë deklaruar kundër një marrëveshje të tillë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha